18 portretet e përsonaliteteve të shquara të kombit shqiptar ndër vite, janë prezatuar në mozaik prej druri.

Ekspozita “Gjama” e artistit Nagip Tashiu u çel në Fishtë të Lezhës, në ambientet e ish-burgut komunist që sipërmarrësi Altin Prenga e ka kthyer në ekspozitë të produkteve shqiptare.

Autori i kësaj ekspozitë Nagip Tashi, thotë se ka qenë një ënderr e tij që këto portrete ti prazantoj në vendlindjen e “At Gjergj Fishtes”, ndërsa për realizimin e tyre ka përdorur 30 mijë copa druri.

Ekspozita në mozaik prej druri tërhoqi vemendjen e shumë të pranishmeve, ndërsa e vetmja figure e prezantuar që sot është gjallë ishte Fahrie Hoti.

Kultivimi i artit dhe shijes në ish-burgun politik të Fishtes është qëllimi i sipermarresit Altin Prenga.

Ekspozita me portretet e 18 përsonaliteteve të shquara të kombit shqiptar, do të qëndroj e hapur për 10 dite me radhe tek Mrizi i Zanave në Fishtë të Lezhës./Xh.M