Faqja zyrtare e UEFA-s e Conference League ka postuar një video ku pasqyrohet Tirana ku do të luhet finalja e madhe mes Romës dhe Fejnordit.

Në një video 30 sekondëshe shihen disa nga zonat kryesore të kryeqytetit, si Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri, Zogu i Zi dhe stadiumi “Air Albania”. Videoja përmbyllet  me kupën e ekspozuar në stadium.

“Mirësevini në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Ngrini duart lart nëse do të jeni në finale”, shkruhet në postim./Xh.M