Dita Botërore e Biçikletës flet për “përfitimet e përdorimit të biçikletës – një mjet transporti i thjeshtë, i përballueshëm, i pastër dhe i përshtatshëm për mjedisin”.
Kjo ditë shënohet që nga viti 2018 pas miratimit të një rezolute nga Kombet e Bashkuara, gjatë sesionit të saj të rregullt të 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Për të shënuar këtë rast, Kombet e Bashkuara kanë shpërndarë një kartolinë të veçantë të Ditës Botërore të Biçikletave në Twitter.
“Mësoni më shumë për përfitimet e biçikletave, të cilat përdoren në mbarë botën si mënyra të thjeshta, të përballueshme dhe efikase të transportit të qëndrueshëm” thuhej në postim./Xh.M
?♀️?♂️ Friday is #WorldBicycleDay!
Learn more about the benefits of bikes, which are used around the world as simple, affordable & efficient modes of sustainable transport. https://t.co/dAaxqrC3XS #ClimateAction pic.twitter.com/CJbqoXV8Sa
— United Nations (@UN) June 2, 2022

