Çifti i artistëve të njohur, Natasha Lako dhe Mevlan Shanaj, kanë celebruar përvjetorin e pesëdhjetë të martesës së tyre.

Mes miqve të afërt, ata kanë zgjedhur ta festojnë këtë ngjarje të shënuar të jetës së tyre, në Parkun Arkeologjik të Bylisit.

50 vjet martesë natyrisht që është një ngjarje e rrallë në botën moderne, e cila këtë herë kishte protagonistë dy emra të njohur të jetës kulturore e letrare të vendit.

Të pranishmit i kanë uruar çiftit jetë të gjatë së bashku, ndërsa nuk kanë munguar bisedat e ngrohta, humori, kënga dhe vallja, shoqëruar me ushqime tradicionale shqiptare.