Të gjithëve na ka rënë në vesh a së paku kemi shkuar një herë në Lin të Pogradecit. Lini është një fshat i bukur piktoresk buzë liqenit. Në këtë fshat vihen re shtëpitë e vogla pranë e pranë njëra-tjetrës. Fshati zgjon kuriozitetin e çdo udhëtari apo turisti që udhëton në rrugën Qafë Thanë – Pogradec. Në pjesën më të madhe të këtyre shtëpive, sidomos natën, dëgjohen tallazitjet e valëve të liqenit.