Julia Garner së shpejti mund të luajë  rolin kryesor në filmit biografik të Madonnës.

Sipas Variety,Garner iu ofrua roli pas një procesi të gjerë audicioni, me pretendentët që thuhet se përfshinin Florence Pugh, Alexa Demie dhe Odessa Young.

Plani i Madonnës për të drejtuar filmin e saj biografik nga një skenar i bashkë-shkruar nga Diablo Cody u njoftua në vitin 2020. Në një deklaratë në atë kohë, Madonna tha: “Dua të përcjell udhëtimin e jashtëzakonshëm që kam bërë ne jetën time si artiste, muzikante, – një qenie njerëzore, që përpiqet të bëjë rrugën e saj në këtë botë… Ka kaq shumë histori të pathëna dhe frymëzuese dhe kush mund t’i tregojë ato më mirë se unë. Është thelbësore të ndaj me zërin dhe vizionin tim udhëtimin e jetës sime.”/Xh.M