Aktorja e famshme Ashley Judd është shfaqur në mediat amerikane plot trishtim duke njoftuar vdekjen e nënës së saj, Naomi, ylli i Muzikës Country. E ndjera, kishte vrarë veten me armë zjarri.

Naomi Judd, e njohur si protagoniste e dyshes së muzikës country, Judds, vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri një ditë përpara se të futej në Sallën e Famës së Muzikës Country, tha  vajza e saj të enjten.

Judd, 76 vjeçe, vuante nga një sëmundje mendore.

“Kjo është një sëmundje që nxit viktimat të shprehen: “ju nuk jeni të dashur, nuk jeni mjaftueshëm të mirë me mua, ju nuk jeni të denjë”, tha vajza e saj, aktorja e mirënjohur Ashley Judd në një intervistë të transmetuar në rrjetin televiziv amerikan ABC.

Ashley Judd, aktore 54-vjeçare tregoi me pikëllim se çfarë ndodhi: “Ajo përdori një armë. Nëna ime përdori një armë zjarri”, tha ajo për vdekjen, e cila u njoftua më 30 prill dhe vetëm orët e fundit u zbulua se ishte vetëvrasje.

Ashley Judd tha se ajo po zbulonte shkakun e vdekjes në intervistë televizive, përpara se të bëhej publik në mënyrë pompoze, ndoshta përmes rrjedhjes së informacionit rreth autopsisë së Judd.

Naomi dhe vajza e saj Wynonna Judd, 57 vjeç, përbënin grupin The Judds, dyshen që këndonin dhe luanin kitarë. Ato ishin ftuar në Sallën e Famës së Muzikës Country më 1 maj, një ditë para aktit flijues.

Ishte Ashley Judd ajo që gjeti trupin e nënës së saj, vetëm pak minuta pasi ishin përqafuar gjatë një vizite në shtëpinë e nënës së saj në Tennessee. Ashley Judd tha se doli jashtë për të takuar një mik dhe kur u kthye brenda, gjeti nënën e saj të vdekur.

“Kam edhe pikëllim dhe traumë”ë nga zbulimi i trupit”, – tha Ashley Judd.