Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në konferencën e përbashkët për shtyp pas samitit BE-Ballkani Perëndimor, që u mbajt sot në Tiranë, me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Kryeministrin Edi Rama e vuri theksin tek mbështetja financiare e KE-së për rajonin.

E pyetur nga gazetarët se sa është shuma financiare që do mbështeten Shqipëria dhe se cilat janë projektet, Ursula von der Leyen tha: “Ndoshta pjesa që ju pyetët, 85 milionë është një mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore brenda kësaj pakete prej 500 milionësh. Ka një sërë projektesh të ndryshme që tashmë po financohen me 500 milionëshin tjetër, besoj 6 projekte, të cilat miratuam dje, janë 120 milionë. Unë di që disa prej projekteve janë për shembull një central i madh fotovoltaik këtu në Shqipëri, por nuk i mbaj mend të gjitha projektet e tjera përmendësh,  kështu që ndoshta mund të hyj më shumë në detaje me stafin tonë”./atsh/Revista Time