Vizatimi i Michelangelo, i zbuluar në vitin 2019, do të ofrohet për shitje në ankandin e Christie’s dhe do të dalë në shitje me një vlerësim fillestar prej 30 milionë euro.

Vizatimi mendohet të jetë një nga veprat e hershme të artistit, nga fundi i shekullit të 15-të. Ai riprodhon afreskun, “Pagëzimi i Neofitëve”, nga Masaccio. Protagonist absolut: Një i ri nudo i rrethuar nga dy figura.

“Ky vizatim mendoj se është një nga zbulimet më emocionuese të bëra në fushën e vizatimeve të Mjeshtrave të Vjetër,” tha Stijn Alsteens, kreu ndërkombëtar i  i departamentit për vizatimet e Mjeshtrave të Vjetër.

“Është një vepër jashtëzakonisht e rrallë, një nga vizatimet e pakta të Mikelanxhelos, ende pronë private”, –  specifikon nga shtëpia e ankandit “Christie’s”, që do ta prezantojë veprën si top-lotin e katalogut “Maîtres anciens et du XIXe siècle. Tableaux, dessins, scultures». (Mjeshtrat e vjetër dhe arti i shekullit të 19-të: piktura, vizatime dhe skulptura).

I ardhur nga një koleksion privat francez, vizatimi (33 x 20 cm) ishte shpallur “thesar kombëtar”, duke penguar fillimisht eksportin e tij nga Franca, për një periudhë 30-mujore. Qeveria franceze, kohët e fundit hoqi këtë pengesë dhe dha licencën, duke lejuar që dizajni të ofrohet pa kufizime, për koleksionistët në mbarë botën. Para shitjes në Paris, vizatimi i Mikelanxhelos është ekspozuar në Hong-Kong dhe Nju Jork.

Vepra u njoh për herë të parë, si “e Mikelanxhelos”, më 2019, nga Furio Rinaldi, atëherë specialist pranë departamentit e vizatimeve antike për “Christie’s”./Xh.M