“Konkurrenca si ne te gjitha fushat e tjera ashtu edhe ne boten e artit eshte e eger. Por une jam munduar te gjeje nje linje te ndermjetme per te dal mbi gjerat e njohura e per te sjelle risi. Nuk kam ndjere konkurrence pasi kam krijuar klientelen time, te cilen e kam te perzgjedhur. Problemi i vetem, nese do ta quanim te tille, eshte momenti kur vijne kerkesa te shumta dhe duhen realizuar ne nje kohe qe behet, shpesh shtrenguese dhe me krijon tension…por ia kam dale mire edhe ne keto raste”.

 

 

Si nisi ideja e një sipërmarrjeje të tillë?

Piktura ka qene gjithmone nje bashkeudhetare me mua, por prej disa kohesh isha ne kerkim te gjetjes se nje identiteti qe te me perfaqesonte, dicka qe te ishte me prekshme dhe nga njerezit qe me rrethonin.. punimet e para ne porcelan ishin eksperimentime ne nje teknik qe nuk e kisha punuar me pare, gjithashtu u ben dhurata per miqte e afert. Reagimet pozitive me shtyne te krijoja punime te reja…

Pse ke zgjedhur pikërisht të bashkosh dy kohë të tilla si të shkuarën dhe traditën me të tashmen?
Vete teknika e piktures ne porcelan eshte e vjeter, keshtu qe eshte e pa evitueshme nderthurja e dy koherave.

Çfarë të frymëzon për të krijuar?
Ne pergjithesi prirem te jem shpirt i lire, cdo gje qe ben diferencen nga e zakonshmja, me terheq vemendjen, jam e joshur nga filozofia e se mires ne teresi. Me pelqen nje lule, nje femije, nje gjest human, me pelqen dashuria, jane pikerisht keto elemente qe rrethojne gjithe ambientin rreth meje.

Cilat janë hapat e krijimit të një vepre të re?
Nje veper e re eshte nje emocion i ri, ndjenja qe eshte zgjuar tek une derdhet ne telajo ose ne porcelan, nuk ka hapa strikte, pasi edhe bota ime eshte e mbushur nga deshira per te zbuluar emocione te reja, te cilat pasqyrohen ne punimet e mia.

Si funksionojnë krijimet, dizenjon e zgjedh klienti apo këtij të fundit i serviren opsione të ndryshme zgjedhjeje?
Krijimet vijne si rrjedhoje e nje bisede me personin qe ben kerkesen, bashkebisedime te tilla sjellin punime shume interesante.

Sa e vështirë është të kesh sukses me një sipërmarrje handmade në Shqipëri? A vlerësohet ajo sa duhet? Cilat kanë qenë problemet, por edhe lehtësitë me të cilat është hasur sipërmarrja?
Konkurrenca si ne te gjitha fushat e tjera ashtu edhe ne boten e artit eshte e eger. Por une jam munduar te gjeje nje linje te ndermjetme per te dal mbi gjerat e njohura e per te sjelle risi. Nuk kam ndjere konkurrence pasi kam krijuar klientelen time, te cilen e kam te perzgjedhur. Problemi i vetem, nese do ta quanim te tille, eshte momenti kur vijne kerkesa te shumta dhe duhen realizuar ne nje kohe qe behet, shpesh shtrenguese dhe me krijon tension…por ia kam dale mire edhe ne keto raste.

Në përgjithësi, cilat janë reagimet dhe opinionet e klientëve që nga porosia e parë dhe deri më sot?
Dua te theksoj qe ndihem me fat per personat qe kane zgjedhur punimet e mia. Jemi rritur se bashku, te gjitha opinionet me kane ndihmuar ne persosjen time artistike.

Cilat janë planet e së ardhmes përsa i përket “100% handmade Albania”?
Bashke me grupin tim te punes po mendojme qe te gjitha produktet qe ne hapat e para t’i realizojme vete. Kjo do te kerkoje nje kohe te caktuar, por shpresojme qe e ardhmja do te na buzeqeshe sic ka bere e shkuara dhe e tashmja. Po ashtu, po shohim mundesite e hapjes se pikave tona edhe ne qytete te tjera, nga te cilat na vijne me teper porosi. Pra, po studiojme kerkesat, me qellim qe t’u shkojme me prane atyre qe shfaqin interes per punimet e mia.