Nesër që pa gdhirë, kur fusha të zbardhë
Do nisem. E shikon, e di që më pret ti.
Do shkoj nëpër pyll, do shkoj nëpër mal.
Më tepër larg teje nuk mundem të rri.

Do eci me sytë nga mendja pa i hequr,
Pa parë e dëgjuar nga jashtë asgjë tjetër,
I vetëm, i huaj, duarkryq, i tukequr,
I trishtë, me ditën më të errët se netët.

Nuk do shoh as arin e muzgut që bie,
As velat së largu që drejt bregut po ulen,
Kur të mbërrij do vë mbi varrin tënd në hije
Një buqetë me ashe dhe shqopa plot lule.

Përktheu: Alket Çani