Napoli do të përpiqet të bëjë maksimumin për të kaluar në gjysmëfinalen e Champions League. Madje përpjekjet i kanë kaluar vijat e fushës së blertë. Tifozët napoletanë u mblodhën mbrëmjen e së hënës para hotelit ku ndodhet skuadra e Milanit në një tentativë për të shqetësuar lojtarët.

Ultrasit kanë kënduar kore, kanë hedhur flakadanë dhe fishekzjarre në orët e para të mëngjesit në tentativë për të mos i lënë kuqezinjtë të flenë gjumë.

Këto janë pamjet që janë xhiruar nga Napoli.

Megjithatë përgjigja ka ardhur nga mediat pranë kampit kuqezi. Ato shkruajnë se lojtarët e Milanit e kanë bërë gjumin “top” sepse dhomat e hotelit janë kundër zhurmave.

“Kjo ndodhi për një arsye të thjeshtë. Të gjitha dhomat e hotelit ku ndodhet Milani janë kundër zhurmave, çka do të thotë se Davide Calabria dhe shokët e tij të ekipit kanë fjetur të qetë”, shkruan një media.

Ndeshja e kthimit që do të luhet në Diego Armando Maradona do të sjellë plot emocione. Sfida e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për kuqezinjtë e Milanit.

Napoli do të përpiqet të kthejë rezultatin. Për napoletanët mungon mbrojtësi Kim dhe mesfushori Anguissa, ndërsa për kuqezinjtë Ibrahimoviç ndërsa në dyshim është Simon Kjaer./tvklan/Revista TIME