Mrekullitë ndodhin dhe këtë na i ka treguar më së miri Alea e vogël e cila ka fituar betejën për jetën dhe ka lumturuar nënën e saj

. Një 52-vjeçare, infermiere në Prishtinë, është bërë nënë për herë të parë.

Ajo nuk ka ditur të shprehë me fjalë lumturinë e madhe që ndjen si dhe ka falenderuar stafin për shërbimin që i kanë ofruar në këtë sfidë shumë të madhe për të dhe për vogëlushen.

“Mama për herë të parë. Ndihem shumë e luntur. Rruga ishte e gjatë, eksperienca ishte shumë e mirë. Ka qenë një sfidë shumë e madhe për mua dhe për bebin, por më në fund ja dola” thotë ajo.

Lajmin emocionues e ka ndarë në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“52-vjeçarja, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në Tiranë.

Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë”, -shkruan ministrja.