Një mjek në Sichuan të Kinës u befasua kur gjeti brenda veshit të një pacienteje një merimangë të gjallë. Gruaja në të 40-at shkoi në spitalin e Qarkut Huidong më 20 Prill pasi vuante nga tringëllima në veshin e saj të djathtë. Por pas disa vizitash, mjeku Han Xinglong përmes endoskopisë zbuloi një merimangë që kishte krijuar rrjetën e saj te daullja e veshit.

Në video, mjeku mund të shihet duke tërhequr një rrjetë të hollë për të zbuluar  më pas merimangën e gjallë. E habitur nga ndërhyrja, merimanga sulmon me shpejtësi tubin endoskopik.

Pavarësisht incidentit shqetësues, mjeku zbuloi se merimanga nuk ishte helmuese dhe i shkaktoi vetëm dëmtime të vogla veshit të gruas.

Pas incidentit, spitali thuhet se ka paralajmëruar individët që të kërkojnë ndihmë profesionale kur kanë indikacione se diçka nuk shkon me dëgjimin apo kur kanë dhimbje në vesh./tvklan.al