“Vera andrron detin”, filmi me regji të Kaltrina Krasniqi do të shfaqë premierën në Britani të Madhe.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të filmit.

“Shumë e emocionuar për të ndarë lajmin se ‘Vera andrron detin’ do të ketë premierën e saj në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Edinburg të Skocisë! Në këtë edicion të 74-të, ne prezantohemi si pjesë e vargut të Dhomës kushtuar “Shtëpisë së artit cilësor për kureshtarët kulturalisht”, thuhet në postim.

/xh.m