Deklarata e mëposhtme është bërë nga Omar Abdi, drejtori ekzekutiv i UNICEF, gjatë një mbledhjeje e Këshillit të Sigurisë në Ukrainë.

“Me çdo ditë që pason, gjithnjë e më shumë fëmijë të Ukrainës ekspozohen ndaj horroreve të kësaj lufte. Vetëm në muajin që shkoi,  OKB ka verifikuar që thuajse 100 fëmijë janë vrarë dhe ne besojmë se shifrat e vërteta mund të jenë akoma më të larta.”

“Të paktën 15 nga 89 shkolla të mbështetura nga UNICEF në lindje janë dëmtuar ose janë shkatërruar që në fillim të luftës. Me qindra shkolla rreth e qark vendit thuhet se janë goditur nga artileri e rëndë dhe sulme ajrore në zonat e populluara….Kjo situatë ka një impakt afatgjatë tek fëmijët dhe mundësisë që ata kanë për t’iu rikthyer edukimit,” thuhet më tej./Xh.M