Ylli i Hollivudit Tom Cruise ndezi Festivalin e Filmit në Kanë dhe u nderua me një manifestim festiv me avionë për premierën e vazhdimit të tij Top Gun.

Publikimi i “Top Gun: Maverick”, i shtyrë nga viti 2019 për shkak të pandemisë, është një tërheqje e madhe e biletave në festivalin e këtij viti, i cili zhvillohet nga datat, 17-28 Maj.

Cruise i kënaqi fansat duke firmosur autografe dhe duke pozuar për selfie, përpara se të zbriste në tapetin e kuq me producentin Jerry Bruckheimer dhe skenaristin Christopher McQuarrie dhe anëtarët e tjerë të kastit, duke përfshirë Jennifer Connelly, Jon Hamm dhe Miles Teller.

Një kontigjent avionësh të Forcave Ajrore Franceze fluturuan në lartësi  duke nxjerrë tym të kuq, të bardhë dhe blu ndërsa aktori ecte në shkallët e Palais des Festivals.

Festivali i kushtoi  një nderim të veçantë arritjeve të Cruise në kinema në shfaqjen e së mërkurës në mbrëmje, teksa mori edhe palmën e artë. Dalja e fundit e Cruise në Kanë ishte në vitin 1992 për “Far and Away”./Xh.M