40 ditë pas tërmetit katrastrofik të 6 Shkurtit që i mori jetë mbi 50 mijë personave, pasgoditjet në Turqi vazhdojnë të jenë me intensitet të lartë sizmik.

Këtë të enjte u regjistrua një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter pikërisht në qytetin Kahramanmarash në mesditë.

Lëkundjet shkaktuan panik te banorët, por nga autoritetet nuk raportohet për dëme në njerëz dhe ato materiale.