Në muret e selisë së PS në Fier janë shkruar parrulla kundër drejtuesit politik të qarkut Fier nga PS, Taulant Balla. Nga mbishkrimet lexohet qartë se socialistët e Fierit janë kundër drejtuesit politik, i cili me sa duket ka krijuar përçarje në kampin socialist. Në shkrimet mbi muret e zyrave të PS i kujtohet Ballës se Fieri nuk është Elbasan.

Ndaj Ballës ka patur shpesh akuza për përçarje të socialistëve. Pas zgjedhjeve të përgjithshme, Rama i hoqi edhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS./Syri.net