Shkrimtari i njohur Agim Cerga ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare në Kanada, ku jetonte prej disa vitesh. Ai, prej kohësh, vuante nga një sëmundje e rëndë.

Agim Cerga lindi në vitin 1934 dhe banonte prej kohësh në Kanada.

Ka qenë për disa vite (nga viti 1977 deri në 1981) sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve të Shqipërisë, redaktor në gazetat dhe revistat letrare që dilnin në atë kohë, gazeta “Zëri i Rinisë”, “Drita”, revista “nëntori” etj.

Shkrimtari Agim Cerga ka botuar 22 libra, prej te cilëve 9 janë romane, 6 janë vëllime me tregime, 6 janë novela, si edhe një vëllim me 3 drama. Një pjesë e mirë e librave të tij janë ribotuar në Kosovë dhe kritika letrare i ka vlerësuar shumë mirë. Ka marrë mbi 12 çmime në konkurset kombëtare dhe çmime vjetore të organeve letrare.

Është kritikuar rëndë për tregimin, “Endrra të varfra” nga kritiku Razi Brahimi si nje tregim dekadent ku nuk perfaqesoheshin idealet e rinisë së kohëa komuniste, por jepej me ngjyra pesimiste bota e mbrendeshme e personazhit.

Për romanin, “Legjenda e Vadave” ka vuajtur mbi 2 vite para se ta botonte dhe është hequr nga cmimi i tretë në konkursin kombëtar në castet e fundit.

Gjithashtu mbas shumë perpjekjesh ka mundur të botojë novelën, “Mjeshtër Danai” që pengohej të botohej si libër nga shtëpia botuese, “Naim Frashëri” me vërejtje absurde. Kjo novelë u botua edhe në Francë./Xh.M