Investimet e huaja po shfaqin interes të madh gjithnjë e më tepër për Shqipërinë gjatë viteve të fundit. Të shumtë janë edhe investitorët gjermanë që zgjedhin vendin tonë për të investuar në fusha si energjia e rinovueshme apo sektori i ndërtimit.

 

 

Nga ana tjetër janë shtuar edhe sipërmarrësit shqiptarë që investojnë në Gjermani në sektorë të rëndësishëm.

 

Sipas Bankës së Shqipërisë vetëm gjatë vitit 2022 investimet e huaja direkte në vendin tonë ishin në shifrat e 1.3 miliardë eurove, prej të cilave mbi 260 milionë euro ishin blerje pasurish.