Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev deklaroi ditën e sotme se çdo armë në arsenalin e Moskës, përfshirë armët strategjike bërthamore, mund të përdoret për të mbrojtur territoret e përfshira në Rusi nga Ukraina.

Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se referendumet që organizohen nga autoritetet e instaluara nga Rusia dhe separatiste në zona të mëdha të territorit ukrainas të pushtuar nga Rusia. Ai tha referendumet do të zhvillohen dhe se “nuk ka kthim prapa”.

“Republikat e Donbasit (Donetsk dhe Luhansk) dhe territoret e tjera do të pranohen në Rusi”, tha Medvedev.

Ai  tha se mbrojtja e të gjitha territoreve do të forcohet ndjeshëm nga forcat e armatosura ruse, duke shtuar:

“Rusia ka njoftuar se jo vetëm aftësitë e mobilizimit, por edhe çdo armë ruse, duke përfshirë armët strategjike bërthamore dhe armët e bazuara në parime të reja, mund të përdoren për një mbrojtje të tillë.”, tha Medvedev.