Përmes një letre drejtuar kryeministrit Rama dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti, aktorëve të Teatrit Kombëtar kanë kërkuar rritje rroge deri më 31 gusht.

Aktorët marrin shkas nga fakti që para disa ditësh, Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP) iu është rritur paga nga 15%-57%, prandaj kërkojnë të njëjtë gjë për veten.

 

Në letrën, e cila mban firmën e disa aktorëve shumë të njohur, thuhet se pritet reagimi i qeverisë deri më 31 gusht, në të kundërt aktorët zotohen të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre.

 

“Të bindur për këtë, me durim do presim reagimin tuaj deri më 31 Gusht 2022. Nëse pastaj do vëmë re që kjo gjë do të kalojë në indiferencë, pra është bërë qëllimisht, atëherë ne do të përshkallëzojmë dhe veprimet tona për të mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe artistik”, thuhet në letër.

Emrat që kanë firmosur letrën janë  Dritan Boriçi, Laert Vasili, Arben Derhemi, Olta Daku, Besmir Bitraku, Anila Bisha, Donald Shehu, Ardian Cerga, Niada Saliasi, Ndriçim Xhepa, Ina Gjonci, Lulzim Zeqa, Dori Çaushi, Helidon Fino, Laedia Hajdari, Armand Bora, Neritan Liçaj, Flaura Kureta, Elia Zaharia, Gladiola Harizaj, Naun Shundi, Erjona Kakeli, Myzafer Zifla.