ITALI- Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka elektrizuar skenën e Eurovizion me performancën e saj me këngën “Secret”.
“Torino Palo Olimpico” e mbushur plot me spektatorë ka duartrokitur këngën shqiptare.
Këtë natë janë 17 konkurentë, por vetëm 10 shkojnë në natën finale që zhvillohet të shtunën.
Shqiptarët në Evropë duhet të votojnë këngën e Ronelës që ajo të kualifikohet./Xh.R