Pavarësisht rritjes së pagës minimale në vlerën 40 mijë Lekë të reja, Kryeministri Edi Rama ka premtuar se kjo rrogë do të pësojë tjetër rritje.

Gjatë fjalës së tij në analizën e punës së Bashkisë Tiranë, Kryeministri deklaroi se në vitin 2025 paga minimale do të kapë vlerën e 45 mijë Lekëve të reja.

Kemi vendosur që në 2025, kur objektivi i programeve elektorale të të gjitha partive në Shqipëri, ka qenë 38 mijë Lekë maksimumi, në 2025 paga minimale të jetë 45 mijë Lekë. Pra brenda 2 viteve, në fund të Prillit 2025 të gjithë ata që marrin pagë minimale të marrin një pagë 45 mijë Lekë. Dhe në çdo hap ne do financojmë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të diferencës.

Kjo do të thotë që tani në javët e muajt në vijim do kemi rritje të përgjithshme për të garantuar që paga mesatare nuk qëndron aty ku është sepse duhet mbajtur një balancë. Kështu që jemi duke rishikuar tani të gjitha pagat të cilat do pësojnë rritjen e tyre”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.