Kryeministri Edi Rama nuk e fsheh emocionin pas samitit të BE-Ballkanit Perëndimor në Tiranë, qu u mbajt ditën e djeshme.
Rama ka shpërndarë dy gazeta të mëdha të Gjermanisë që në faqe të parë kanë lajmin për Samitin e mbajtur në Tiranë.
“Për herë të parë në histori Shqipëria merr lajmin dhe pamjen kryesore në hapësirën qendrore të faqes së parë të dy prej gazetave më të mëdha të Gjermanisë; për mirë natyrisht😅🇦🇱
👐 Mbresat që kemi lënë dje për Shqipërinë si vend pritës dhe Tiranën si vendngjarje, janë realisht fantastike. Tek të gjithë😉🇪🇺” shkruan Rama në postimin e tij.