Një pyll i lashtë është gjetur në fund të një grope gjigante në Kinë, me pemë deri në 40 metra të larta.

Shkencëtarët besojnë se mund të përmbajë specie të pazbuluara bimore dhe shtazore.

Eksploruesit e shpellave në rajonin Guangxi të Kinës jugore paralajmëruan shkencëtarët kur gjetën gropën, e cila kishte një pyll primitiv brenda. Ndër 30 gropat në Qarkun Leye, kjo është më e madhja, 306 metra e gjatë, 150 metra e gjerë dhe 192 metra e thellë.Zhang Yuanhai, një inxhinier në Institutin e Gjeologjisë Karstike të Shërbimit Gjeologjik të Kinës, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua se vendi kishte tre shpella në muret e tij dhe një pyll primitiv të ruajtur mirë në fund.
Shkencëtarët udhëtuan për orë të tëra për të arritur në bazën e gropës për të parë se çfarë përmbante ajo.

“Nuk do të habitesha nëse ka specie në këto shpella që nuk janë raportuar apo përshkruar kurrë nga shkenca deri më tani,” tha Chen Lixin, i cili drejtoi ekipin e ekspeditës./Xh.M