LEON TOLSTOI, GJENIU I LETRAVE

 

Pas vitit 1909, në ditarin personal të Tolstoit shihen gjithnjë e më shpesh shënimet në të cilat shpreh qëllimin për të ikur nga familja, pas mosmarrveshjeve me gruan e tij. Mëngjesin e 28 tetorit të vitit 1910, largohet fshehurazi nga Jasna Poliana dhe pas disa ditësh më 7 nëntor 1910, vdes në nje stacion të vogël hekurudhor të Astrapovos. Varrimi i tij, sipas amanetit, bëhet ne një pyll afër Jasna Polianës, pa lejen e kishës zyrtare.

Lev Nikolayevich Tolstoy, (1828 – 1910), ishte shkrimtar rus, novelist, eseist, dramaturg dhe filozof. Rrjedh nga familja aristokrate e Tolstojve. Njihet për dy veprat kryesore “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina”.

Nëna e tij, Maria Nikollajevna Vollkonskaja vdiq kur Tolstoi mbushi 2 vjeç. I ati, Kont Nikolla Ilic Tolstoi, vdiq kur shkrimtari i ardhshëm ende nuk i kishte mbushur 9 vjeç. Kështu që ai mbeti nën mbikqyrjen e tezes së vet, Tatianës. Rininë e kaloi në vendlindje ku edhe u edukua. Në vitin 1844 hyri në Universitetin e Kazanit dhe në vitin 1847 ende pa mbaruar studimet u kthye në vendlindje për shkak të pakënaqësisë ndaj regjimit të atëhershëm universitar carist.

Më 1854 u transferua në Krime ku mori pjesë aktive dhe tregoi trimëri në mbrojtjen e Sevastopolit. Heroizmi dhe vetëmohimi i ushtarëve rusë në këto luftime të përgjakshme i bëjnë përshtypje autorit prandaj shënon në ditarin e tij, “Forca morale e popullit rus është e madhe, vrulli i zjarrtë i luftëtarëve nuk përshkruhet në asnjë mënyrë për asnjë gjë, as në Greqinë e vjetër, madje as në Trojë, nuk kishte kaq shumë heroizma si luftëtarët e popullit rus”.

Pas kësaj ai bën një udhëtim jashtë shtetit në vende si Franca, Gjermania, Italia, Zvicra, afërsisht për 6 muaj dhe pas kthimit fillon punën si mësues. Në një udhëtim të dytë, i cili zgjati për më shumë se 9 muaj, ai vizitoi përsëri Gjermaninë, Francën, Italinë, Belgjikën dhe Anglinë ku në Londër takohet me Hercenin një nga idolet e tij, të cilin e çmonte shumë si shkrimtar dhe mendimtar.

Pas kthimit në atdhe ai fillon me zell të madh punën për krijimin e shkollës Jasnaja Poliana. Po me ketë emër, fillon të botojë një revistë pedagogjike me artikuj të ndryshëm por idetë e tij mbi edukimin e lirë dhe aktivitetin që zhvillonte, ngjallen dyshime të forta tek autoritetet cariste. Në korrik të vitit 1862 me urdhër të Petërsburgut dhe në mungesë të tij u bë një kontroll i imtësishëm. Tolstoi i zemëruar nga ky veprim i qeverisë, i shkruan letër Aleksandrit II, duke kërkuar dënimin e fajtorëve.

Me 1862, Tolstoi martohet me të bijën e një mjeku, Sofia Andrenjeva Bers. Jeta e lumtur familjare në vitet e para të martesës ia qetëson shpirtin dhe fillon përseri të merret me pasionin e tij, krijimtarinë letrare. Me 1863, mbaron novelen “Kozaket” që e kishte filluar shumë kohë më parë dhe po në ketë vit boton novelën tjetër me titull “Polikushka”.

Duke qenë në një gjendje të tillë, lulëzimi të forcave të tij, më 1864 fillin punën e madhe dhe të gjatë të shkrimit të veprës së madhe “Lufta dhe paqja”, të cilën e përfundon në vitin 1869. Pas kësaj vepre ai mendon për krijimin e një vepre historike por shpejt ndërron mendimin dhe më 1873 fillon punën për shkrimin e veprës monumentale “Ana Karanina”, të cilën e përfundon në vitin 1877.

Pas mbarimit të këtij libri, e kap një krizë e thellë shpirtërore, gjë që vërehet edhe në veprat e tij të shkruara më vonë. Me një forcë të madhe, i vihet kundër fisnikërisë me të gjitha mënyrat, veçse ai nuk predikon luftën kundër institucioneve, por preferon mënyra paqësore. Nën influencën e ideve të kohës, heq dorë nga këto shkrime dhe fillon të shkruajë vepra filozofiko-morale. Disa nga ato vepra janë “Zotëria dhe punëtori”, “Ringjallja”, “Haxhi Murati” etj.

Pas vitit 1909, në ditarin personal të Tolstoit shihen gjithnjë e më shpesh shënimet në të cilat shpreh qëllimin për të ikur nga familja, pas mosmarrveshjeve me gruan e tij. Mëngjesin e 28 tetorit të vitit 1910, largohet fshehurazi nga Jasna Poliana dhe pas disa ditësh më 7 nëntor 1910, vdes në nje stacion të vogël hekurudhor të Astrapovos. Varrimi i tij, sipas amanetit, bëhet ne një pyll afër Jasna Polianës, pa lejen e kishës zyrtare.

Vdekja e Tolstoit pikëlloi mbarë botën e kulturuar. Fama e tij kishte dalë edhe jashtë kufijëve rus. Ai i tregoi regjimit carist dhe të gjithë dinastisë së atij regjimi, se si duhet ndërtuar jeta.

“Forca morale e popullit rus është e madhe, vrulli i zjarrtë i luftëtarëve nuk përshkruhet në asnjë mënyrë për asnjë gjë, as në Greqinë e vjetër, madje as në Trojë, nuk kishte kaq shumë heroizma si luftëtarët e popullit rus”.