Presidenti Volodymyr Zelensky ka dekoruar Patronin, një qen, racë “Jack Russell Terrier”, për punën e tij të shkëlqyer në zbulimin e minave tokësore.

Sipas Zelenskyt  qeni aktualisht ka “një nga detyrat më të rëndësishme”, veçanërisht duke pasur parasysh sasinë e minave të gjetura dhe të shpërndara në të gjithë vendin.

Presidenti Ukrainas e dekoroi atë të dielën, pasi kishte zbuluar më shumë se 200 eksplozivë që nga pushtimi i Rusisë, më 24 shkurt.

Patroni është bërë një simbol patriotik për Kievin, me shumë ndjekës në rrjetet sociale dhe burim frymëzimi i veprave artistike, karikaturave, madje edhe lodrave, veshjeve dhe aksesorëve./ Xh.M