Mbremjen e djeshme, është çelur në Vlorë edicioni i parë i festivalit të këngës labe. “Polifonia, shpirti i Labërisë” mblodhi grupe të rinjsh nga të gjithë fshatrat e Labërisë.

Dikush të trashëguar nga familja, dikush i apasionuar pas traditës, këngëtarët shprehin emocionet e tyre.

Organizimi për herë të parë i këtij festivali, shihet nga organizatorët si një kënaqësi e veçantë për brezat e kësaj treve por edhe si një detyrim ndaj traditës.

Zv. ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Vilma Bello e pranishme në këtë event artistik u shpreh se aktivitete të tilla në mes të sezonit veror, janë një vlerë e shtuar në funksion të trashëgimisë kulturore dhe turizmit.

Organizatorët theksuan se, ky festival duhet të kthehet në një takim të përvitshëm me tabanin dhe traditën e patjetërsueshnme të Labërisë.

Nata e parë e Festivalit të Këngës Labe është ndjekur nga spektatorë të shumtë artdashës të këtij zhanri.

Për dy netë me radhë Lungomare këndon labçe. Festivali pritet të kthehet në një takim të përvitshëm të gjithë zonave të Labërisë./xh.m