Letra dashurie

Mora vendimin
t’i bie qark botës me
biçikletën e lirisë
në po të njëjtën mënyrë, ashtu, ilegale.
që ndjek era kur udhëton.
Në rast se më pyesin
për adresën time
ua kam dhënë adresat e të gjitha trotuareve,
të cilat i përzgjodha si vende të përhershme të qëndrimit tim.
Nëse më pyesin për
letërnjoftimet e mia unë ua tregoj sytë e tu, e dashura ime,
dhe kësisoj ata më lejojnë të kaloj.
Pasi ata e dinë se të udhëtosh
në qytetet e syve të tu
është e drejta e të gjithë
banorëve të botës.

 

Kultura e fuqisë

Ekziston vetëm një kulturë
Dhe ajo është kultura e fuqisë.
Kur jam i fuqishëm, njerëzit e respektojnë kulturën time.
Kur jam i dobët, bie unë, dhe bie kultura ime bashkë me mua.
Kur Roma ishte e fortë ushtarakisht,
Latinishtja qe zotëruese e gjuhëve.
Kur Perandoria Romake ra, latinishtja u bë një pjatë spageti.
Kultura, e dashura ime, nuk është në numrin e librave që kam lexuar
por në numrin e plumbave të qëlluar.

Shqipëroi: Agron Islami