Ngjyra e sëmurë

Profil
Shenjtërie
Dridhërohet
Nën neon.

E verdhë
Limon.

Kaq e bukur si e sëmurë
Kam frikë
T’ ia shoh fytyrën
Mos e vras
Asnjë fije ere. Asnjë fije
ere. Asnjë fije ere
S’ ka rozë më të dështuar
Se ajo që hyn të ngroh këtë çast
Ngjyrë e sëmurë
Digjet
Në ethe pa zjarrmi, ethe pa zjarrmi
dhe pa zjarrmi
Është shërimi

Njollë gjaku

Në dhoma te Bardha
Shtruar
Në shilte te Bardha
Hyjnë
Të fisit me qeleshe te Bardha
Ulen.
Fshijnë djersët me shami te Bardha
Pinë
Kafenë të nxehtë me filxhana te Bardha.
Urojnë
Nusen veshur me të Bardha
Të trashëgohen
Në ditë të tjera te Bardha
Ngrihen
Për gosti, therin delet e Bardha.