Kreu i PD Sali Berisha i është përgjigjur kreut të KQZ Ilirjan Celibashi i cili dy ditë më parë deklaroi se PD, për shkak të situatës së brendshme, rrezikon regjistrimin në zgjedhjet vendore. Por Berisha thotë se gjykata ka njohur me vendim Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit 2021.

“PD ka vendimin e gjykatës për Kuvendin e 11 Dhjetorit. Në çdo vend të lirë të botës ai vendim të nesërmen duhej regjistruar në regjistrin e partive politike dhe shoqatave. Atë vendim e mban peng Edi Rama. Do zgjedhë KQZ vendimin e gjykatës apo pengun e Edi Ramës, kjo është çështje e tyre. Por ne kemi vendimin e gjykatës. Kjo është e vërtetë absolute, e pamohueshme. Të gjitha të tjerat janë marrje peng dhe konfiskim i vendimit dhe unë këtu para jush kam denoncuar autorët e kësaj pengmarrje. Ky është realitetit”, u shpreh Sali Berisha.