Policia ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit me armë mes kushërinjve në fshatin Dorëz në Tiranë.

Uniformat blu u njoftuan për konfliktin dhe ndërhynë menjëherë, duke arrestuar 40-vjeçarin Bardhyl Karaj.

Ky i fundit dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pushkë kushëririn e tij.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të policisë, 40-vjeçari ka tentuar ta fshehë armën e zjarrit pushkë në afërsi të banesës së tij, por është gjetur unifomrat blu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /tvklan/Revista Time