Parlamenti moldav ka miratuar një ndalim të programeve ruse të lajmeve si një përpjekje për të parandaluar propagandën e Moskës.

Dikur një republikë sovjektike, Moldavia e ndodhur në kufirin jugperëndimor të Ukrainës nuk ndan një kufi me Rusinë, por është afër disa prej rajoneve të pushtuara nga forcat ruse në jug të Ukrainës.

Pushtimi rus në Ukrainë ka rritur tensionet në Moldavi, e cila po kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ka një rajon separatist të mbështetur nga Moska, Transnistria. Rusia mbështet separatistët në Transnistria dhe ka rreth 1500 trupa atje.

Sjellim në vëmendje se transmetimet televizive të lajmeve ruse janë ndaluar që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, por parlamenti miratoi zyrtarisht legjislacionin ditën e sotme.

Televizionet moldave tani do të lejohet të transmetojnë vetëm programe argëtuese nga Rusia dhe jo shfaqje politike./tvklan.al