Poetesha Zhuliana Jorganxhi, mikja qe e kam pasur gjithnje prane, me kujtoi nje dite me pare dy vitet e mija si mesuese atje prane liqenit te Ohrit, te Pogradecit dhe te Struges, ku u gjenda para se te vazhdoja studimet. Im bir lidhjen time me kete liqen qe mban ne gji edhe nje lume, e spjegon edhe me shijimin e pare te pavaresise sime. Fundja ,ka qene edhe nje pavaresi e shkurter ekonomike, deri sa universitetin e fillova me shpenzimet e familjes. E theksoj kete,se vetem ne nje menyre ka liri. Me pavaresi ekonomike. Dhe kjo ne gjithe trevat ku banojne shqiptaret, jo vetem per gjinine femerore, nuk mund te arrihet ende lehte.
Te deshperohesh apo jo, dihet qe aty fillon cdo lloj pavaresije, ne nje vend qe ka krijuar edhe mundesine per te blere edhe voten.
Por emisionet televizive lindin edhe si nevoje per t’iu afruar realiteteve te hapura. Dhe prape se prape na cojne shpesh, te virtutet qe e bejne mashkullin te drejte dhe te embel, kur con dyqan me dyqan ate qe desheron t’i rrembeje zemren.
Per kontrast, por edhe si shenje barazizmi me keto lloj marredheniesh, kujtoj si flitej deri ne Pogradec, se si m’u ne qender te Tiranes nje poeti mjaft te rendesishem, ia lante kembet gruaja. Po kush e paska pare, thosha me vete. Deri sa ditet e fundit lexova nje permledhje ku i kendohej ketij rituali edhe me kenge popullore nga fshatrat toske te Struges, pergatitur nga Bexhet Asani, bashkepunetor i jashtem i Institutit Albanalogjik te Prishtines e dy instituteve te tjera ne Lubjane dhe Viene. Nje kenge popullore ne evoluim. Paraqitje e gjithe llojeve te skllaverimit te gruas, e thene me acik se sa ne institucionet e propogandimit shqiptar.
Dhe pikerisht prane ketij liqeni, ku Lasgushi shkruante kenget me te marrezishme te dashurise, u perpoqa te zbuloj po pa krye, ne se ne keto kenge kishte nje realitet, luhej me nje tradite naive, ose deshperuese qe qellimisht i diferencon qeniet njerezore, apo shfaqej nje ironi e fshehur po ta krahasoje me propogandistiken dhe patetiken qe ne keto anet ketej, fshihte edhe lincizmin e lirizmit te thelle,qe vazhdonte ne te dy anet e liqenit.
Keshtu ne jeten shqiptare, ka nje Lasgush dhe shume gjyshe, nena dhe gra te shperdoruara, qe kurre nuk pane as dashurine e tyre dhe u mbeshtollen ne kompromiset e nje dhune te rafinuar ose brutale ne mos edhe sadomasociste dhe te pranuar.
Dhe ironia e nje kenge tjeter te lindur po prane ketij liqeni tregon ndoshta deri ne vitin 1986 apo sot,dicka me teper brenda jetes shqiptare.
Kush nuk i ngrihet kesaj valleje,
O ju martofte burri sonte.
E ka nje ju befshin dy.
Dhe ju vrafshin me kaci.
E para kryet ne hi.
E dyta duart ne gji.
Por edhe nese eshte ironi ajo ka realitetin e vet. Mirepo edhe per kete shkruhen sot me mjaft seriozitet romanesk. Me te njejtin patetizem, ndoshta se ndonje gazetare kerkon t’i beje qejfin, jo nenes, po ndoshta vjehrres se saj, sot regjistrohen emisione qe shtojne notat idilike dhe mallengjyese per pajat e nuseve, si nje pasuri e humbur kulturore, kur edhe ato shprehin ato vartesi ekonomike te jeteses se vajzes,  sigurimin dhe garantimin e te ardhmes se saj jo nga shoqerite e sigurimeve, por ne disa krahina prej bashkeshortit dhe ne disa krahina te tjera prej atit te vet.
Cdo gje tjeter, edhe sikur te lidhet me shkollen e pare mbi endrren e seksualitetit,tregon artin e madh te punimeve te dores.
Virtyte gjasme te humbura por ne beteja me komercializmin shfaqen per dite.
Me vjen ndermend menjehere e shtrenjta mesuesja ime Drita Siliqi, qe perktheu ne moshe te trete plot dashuri dhe e palodhur per te dhene mesazhe, nje liber ku me parimet e saj te pakompromis Oriana Falaci tregon se nuk permbushen te drejtat e njeriut dhe parimet universale, as kur zyrat e larta te shtetit mbushen me gra, gje qe ajo e zbulon deri te sundimtare si Kadafi. Dhe as kur bota femerore, cmohet deri ne vemendje mendore dhe krijimtari, vetem po te gjenden atje te permbushura interesat seksuale te pales tjeter. Dhe pothuajse ne te gjithe rastet e shumicen se librave tane te konsideruar nga me te miret, gruaja edhe si personazh trajtohet vetem si nje objekt. Por edhe kete eshte e veshtire ta kuptoje nje lexues ose kritiku dominant mashkullor.
Por ne kete 8 Mars, me pelqen te kujtoj nje fije flete te mbushur me kerkesa qe punetoret e Kombinatit te Tekstilit, qe u rendonte mbi shpatulla emri i fundit Stalin, por qe kishin treguar me plot guxim te gjithe shqetesimet e tyre te varura te hyrja e Ministrise se Industrise se Lehte dhe Ushqimore qe egzistonte atje karshi godines se ish Lidhjes se Shkrimtareve qe sot ka ndruar shume destinacione.Kane ndruar dhe jane nepershkelur edhe shume tituj pronesije.
Vetem sjelljet per te poshteruar gruan ne lloj lloj menyra nuk ndryshohen lehte. Edhe kur nje cmim i rendesishem letrar i jepet nje gruaje , burrat behen bllok per ta kundershtuar, me qe kjo qenie e brishte ne vetedijen e tyre, e ka provuar deshtimin e saj krijues ne nja 3000 vjet me radhe, megjithese ne fakt nuk e kane lene te provoje veten.
Dhe me kete lloj kendveshtrimi as mund te presesh qe dikush te pohoje se ishte e para gruaja qe u ngrit kunder nje sistemi te tere. Jo vetem per te siguruar nje gote qumesht me shume, por edhe nje xhevze per ta zjere, qe mungonte ne treg! Dhe te mendosh mungesen e tenxheres dhe pjates. Per te ngrenen tende eshte njesoj si te ftosh Salvadar Daline qe pa ligjet e gravitetit te shprehe ironine me te madhe te egzistences, qe fillon se bashku me pocet e para te antikitetit.
Qe te vinte kjo kohe ndryshimi edhe ne Shqiperi duhej te kendonte e mira Anita Take. Te bente dashuri mamaja me babane tim. Te dilte ne skenen e Korces Dhimitra Mele e para. Te fillonte teatri shqptar me Violeta Manushin. Te shfaqeshin dy yje, dy lushnjare, Margarita Xhepa dhe Vace Zela.
Dhe Shqiperia te fitonte nga vitaliteti i Tinka Kurtit deri sot.
Me binte ne kete 8 Mars te flisja me shume per Sevasti Qiriazin, qe u vesh si djale dhe me ndihmen e nje roje shqiptare u fut te shihte ne hapsane Koto Hoxhin, nje prej mesuesve te pare te gjuhes te denuar ne Stamboll. Gje qe nuk mund ta bente asnje femer tjeter e kesaj bote edhe sikur te ishte Zhorzh Sand qe endej neper opera me pantallona. Po te jetonte sot edhe Sevastija do te bente buzet me silikon, nen shembullin e bukurise se Kleopatres me qe na pelqejne mbretereshat. Se cfare do te kishte fituar nuk i dihet,ndoshta ndonje milioner,dhe jo ate te cilit i lutej t’i bente tekstet e para te matematikes..
Por para se te flisja per to me duhej te flisja me teper edhe per memen time gjithashtu, qe para se te vinte nuse nga Berati ne Korce, kishte shkuar te luante basketboll me skuadren e shkolles. Ose per mesuesen time te klases se pare, me emrin e bukur Tefte, e bute ndoshta ne saj te syve te kadifejte te saj.
Por te njohesh do te thote te largohesh nga vetja, si me ka thene edhe mua nje filozof si Gadamer. Megjithese nga dashuria per gjyshet tona , po mesohemi te largohemi nga vetja me genjeshtra idilike.
Sepse gruaja perjeton edhe sot, ne kohen Covid 2 gjithe trysnite e jetes familjare. Aq sa ne te gjithe boten qofte te demokracise, me te pjekur, nje nga arsyet qe kundershtohet nje mbyllje totale kunder kesaj pandemije, eshte edhe fakti i shtimit te krimeve brenda familjes.
Atehere cfare mund te urojme me teper ne kete 8 Mars.
Kalimi nga neperkembja deri ne idealizim, eshte vetem nje lloj skizofrenie.
Dhe manipulimet per hir te dashurise dhe nderimit vetem per gjyshen dhe nenen tende, per hir te te drejtave te tyre, e ka bere edhe Miloshevici, kur filloi terrorin e tij shovinist ne Kosove.
Por me rastin e vaksinimit te disa artisteve shqiptare here te glorifikuara dhe here te kthyera mbropsht, per te kundershtuar madje edhe moshen per t’u perkulur para tyre, patem fat te kuptojme me mire edhe ”kokat” me te intelektualizuara shqiptare qe mbulojne qendrimet politike, ne emer te te drejtave universale teorike qe i di edhe bufi. Por realiteti eshte i shumeanshem.
Kurajo mike, brenda ketij realiteti sa te bukur edhe te hidhur, me plot arsye per te dashur veten dhe artin shqiptar te lidhur me mundesite brenda realitit te hapur ku familja nuk eshte nje mur.
Kete e treguan te parat artistet shqiptare, te parat qe u larguan nga vetja me interpretimet dhe kenget e tyre fantastike.Dhe qe flasin deri sot me ze te ri. Gjithnje ne realitetin shqiptar duke lare edhe pjata! Pa tjerre per 8 Marsin edhe shume fjale te tjera te medha./Revista Time