Regjisori i njohur, Mevlan Shanaj sot në ditëlindjen e tij të 78-të, ka kujtuar disa fjalë me shumë vlerë të nënës së tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ka theksuar se fjalët me vlerë të nënës së tij nuk i ka shkelur asnjëherë.

Postimi i plotë:

Më vijnë në ment herë pas here fjalët e nënës. “Mos ja kërko tjetrit atë që nuk e do për vete”. “Bëje të mirën, hidhe në det”, ” Çdo njeri e ka një nënë, ajo e di ç’është dhimbja”.

Në mënyrë instiktive gjatë gjithë jetës, këto porosi nuk i kam shkelur!

Do isha i lumtur, të lija një vragë në mendjen e pasardhësve të mi!

I bindur se do jetë pasuria më e çmuar që do t’u lë dhe kur ata të jenë në moshën time. Të kujtojnë se çfarë dëshire kisha të trashëgonin!

E shkrova sot nga Mali i Tomorrit në orën 5.00 të mëngjesit(-15). Për të kujtuar orën 5.00 të 1945 që qava kur erdha në këtë botë!