Ngadhnjim mbi vdekjen, 1967
A e dini se: Ky film dhe aktorët shqiptarë ishin aq të famshëm në Kinë në vitet ’70 sa yjet e Hollovudit sot. Kënga e filmit (Rikard Ljarja me kitarë) njihej e këndohej kudo dhe flmi u përdor si referencë në filma të tjerë të kinematografisë kineze.
Në vend, ky film fitoi çmimin e Republikës së klasit II për regjinë dhe të Klasit III për skenarin dhe muzikën.
Regjia: Gëzim Erebara, Piro Milkani
Skenari: Peçi Dado, Gëzim Erebara, Piro Milkani
Muzika: Fehim Ibrahimi
Operator: Saim Kokona
Producent: Shqipëria e Re
Aktorë: Eglantina Kume, Edi Luarasi, Naim Frashëri, Rikard Ljarja, Sheri Mita, Timo Flloko, Demir Hyskja, Andon Qesari, Antoneta Fishta, Drita Bardhi, Pandi Raidhi, Arqile Nasho, Avni Resuli, Diana Peza, Fioralba Paço, Saimir Kumbaro, Petrit Llanaj, Xhemil Tagani, Zejnulla Hatibi.
Lufta e Dytë Botërore. Shqipëria është nën pushtimin nazist. Gjermanët arrijnë të kapin dy vajza të reja dhe i torturojnë ato për të zbuluar lidhjet me lëvizjen komuniste. Në fund ata i ekzekutojnë duke i varur në litar në mes të qytetit për të trembur dhe terrorizuar popullin. Filmi është i bazuar në ngjarjen reale të dy heroinave Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti