Në ditën e nëntë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi pjesën kufitare mes Turqisë dhe Sirisë forcat e kërkimit vijojnë të shpëtojnë jetë njerëzish të mbetur nën rrënoja.

Këtë të martë, tre të rinj të moshave 17, 18 dhe 21 vjeç u nxorrën nga rrënojat në Turqinë jugore, rreth 198 orë pas tërmetit të javës së kaluar.

Ndërkohë që fokusi tashmë është zhvendosur në kurimin e të lënduarve të këtij tërmeti, numri I të cilëve I ka kaluar 80 mijë si dhe në strehimin e opersonave të cilët ose iu janë shembur banesat ose iu janë bërë të pabanueshme.

Tërmeti i së hënës së kaluar sipas të dhënave zyrtare ka vrarë deri më tani më shumë se 37,000 njerëz në Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore.