Autoriteti Portual Durrës informoi sot se, do të anulohet lundrimi i trageteve nga dhe drejt Portit të Barit, të cilët ishin parashikuar për lundrim nga dhe drejt Portit të Durrësit, mbrëmjen e sotme.
Sipas APD-së, trageti i linjës Durrës-Ankona, do të vijojë normalisht lundrimit mbrëmjen e sotme(nisja ora 19:00).
Në bazë të parashikimit të Kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën hidrometeorologjike në Rajonin e Adriatikut, pritet përkeqësim i motit në orët në vijim dhe forca e detit do të shkojë deri në 7bft.