Një homazh i veçantë përkujtimor vjen për Sevasti Qiriazi-Dakon, nismëtaren e organizimit të arsimit shqip për femra.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në kuadër të vendimit për shtypjen e monedhave metalike përkujtimore, për qëllime numizmatike, miratoi sot, emetimin e një monedhe përkujtimore me tematikë “Sevasti Qiriazi-Dako (1871-1949), veprimtare e Lëvizjes Kombëtare për emancipimin e gruas shqiptare”.
Sevasti Qiriazi Dako (1871-1949) ishte mësuese e pedagoge, intelektuale, mendimtare e politikane, veprimtare e palodhur, për të cilën mund të thuhet me bindje se hapi një faqe të ndritur e të lavdishme në historinë e arsimit dhe shkollës shqipe.