Historia u përhap nga të paktën dy media ruse.

Megjithatë, nuk ka asnjë provë që Zelensky është shtetas rus.

Imazhi i pasaportës është i rremë dhe fotografia e Zelenskit ishte e përpunuar. BBC ka analizuar imazhin në pasaportë dhe ka gjetur se nuk është një foto pasaporte, por një fotografi e vjetër e cila mund të gjendet në një faqe interneti në gjuhën ruse në një artikull në lidhje me ‘historinë e dashurisë’ të Zelenksy dhe gruas së tij.

Hetuesi me burim të hapur Max Bernhard ka gjetur prova të tjera se pasaporta ishte false.

Bernhard zbuloi se data e lëshimit nuk përputhej me informacionet e tjera në pasaportë dhe duket se është krijuar duke përdorur një pjesë të softuerit që gjeneron pasaporta të rreme ruse./Xh.R