Gjithsej 4,816,923 ukrainas janë regjistruar si refugjatë në 44 vende europiane që nga 24 shkurti, sipas një përditësimi nga UNHCR (Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët),shkruan The Guardian.

Të dhënat e UNHCR-së  tregojnë se janë regjistruar më shumë se 7.3 milionë kalime kufitare jashtë Ukrainës deri më 7 qershor.

Gratë dhe fëmijët përbëjnë 90% të atyre që kanë ikur jashtë vendit pasi burrat ukrainas të moshës 18 deri në 60 vjeç nuk mund të largohen për shkak të së drejtës për shërbimin ushtarak. Lufta në Ukrainë “ka shkaktuar një nga krizat më të mëdha të zhvendosjes së emigrantëve në botë”, tha UNHCR./Xh.M