“Jeruzalemi nuk është vetëm një qytet”, ekspozita e artistit Dmitry Brickman ,hapur në Galerinë e Artit, Tiranë është pika kulmore e Javës Kulturore Izraelite, që na zbulon përmes fotografish shpirtin e një qyteti lutjesh”, ka shkruar Elva Margariri, ministre e Ministrisë së Kulturës në Shqipëri.

“Ashtu si edhe kjo ekspozitë, Javët Kulturore Ndërkombëtare ofrojnë një mesazh paqeje dhe bashkëjetese. Përgjatë gjithë vitit kultura nga 18 vende të botës sjellin në Shqipëri më të mirën e tyre në art, kulturë, kulinari.. Një mundësi për të njohur njëri-tjetrin, për të vendosur ura komunikimi mes brezit të ri dhe për të promovuar vendin tonë. Me siguri, çdo artist i huaj merr me vete dhe një copëz Shqipërie”, ka vazhduar tutje Margariti, e cila ka shtuar se ekspozita e Brickman hapet bash në vendin e duhur, në Tiranë, vendin ku bashkëjetesa fetare dhe mikpritja janë elementë identitarë./Xh.M