Ditën e martë, në orën 10:00, do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” një pritje për kampionen e Europës në atletikë, Luiza Gega.
Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili ka ftuar të marrë pjesë në këtë ceremoni këdo që dëshiron të duartrokasë kampionen e parë europiane të atletikës me fanellën kuqezi të Shqipërisë.
“Shihemi nesër në 11.00 në ceremoninë e posaçme për nder të Luiza Gegës, me këdo e ka të mundur dhe dëshiron ta duartrokasë kampionen e parë europiane të atletikës me fanellën kuqezi të Shqipërisë”, ka shkruar Rama në një postim në rrjetet sociale.
Luiza Gega u shpall kampione e Evropës në garën e 3 000 metrave me pengesa.
Ajo arriti të thyejë edhe rekordin e Kampionatit Evropian, me kohën 9 minuta, 11 sekonda dhe 31 të qindtat.
Kampionia shqiptare shkoi në finale me kohën më të mirë në fazën kualifikuese dhe ishte pretendentja kryesore për të fituar këtë garë./xh.m