Kryeministri Edi Rama uroi sot Kosovën për vendimin për liberalizimin e vizave në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel.

“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës! Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian”, tha Rama në një postim në rrjetet sociale.

Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Europian miratuan sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel.