Lewis Hamilton dhe Brad Pitt bashkohen për një film dramë.

Filmi do të drejtohet nga regjisori i Top Gun: Maverick, Joseph Kosinski, me Hamilton të përfshirë si producent.

Apple Studios ka fituar të drejtat për filmin aktualisht pa titull në një marrëveshje të raportuar prej 130 milionë dollarësh.

Sipas Deadline, filmi do të ndjek Pitt, një shofer garash që del nga pensioni për të konkurruar me një fillestar, me ish-kampionin e botës, Hamilton.

Lewis nuk është i huaj për Hollywood-in, pasi ai ka marrë pjesë edhe në filma të tjerë, si “Cars 2”, “Cars 3”, “Zoolander 2” e në mars, Apple siguroi të drejtat për një dokumentar për jetën dhe karrierën e tij.

Ndërkohë, Brad Pitt ka një karrierë të jashtëzakonshme në aktrim dhe ky film pritet që të bëjë bujë të madhe. /Xh.m