Në Tiranë, Shkodër e Korçë, nga skenat moderne, e deri tek parqet antike, si në Apolloni apo parkun Helen në Farkë, mbërrijnë artistë e profesionistë nga vendi fqinj.

Një javë e mbushur plot me veprimtari kulturore është kjo e datave 23 – 29 maj sepse Greqia premton të na mahnisë me fuqinë e artit dhe kulturës që mbart si trashëgimi.

Në Shqipëri po vijnë shumë artistë të rëndësishëm për evente në Tiranë, Gjirokastër, Korçë, Shkodër dhe jo vetëm.

Nga e hëna e 23 majit e deri të dielën,java e kulturës greke do të jehojë përmes tingujve, shijeve dhe pasdiskutim traditave të gëzueshme greke.

26 maj: Kuzhinën greke do të mund ta shijojnë të parët ata që do të jenë në Shkodër gjatë kësaj jave. Pasi në datën 25 maj 2022 nisur nga ora 18.00 e pasdites e deri 21.00 në mbrëmje në receta të shumta që vijnë nga kjo kulturë gatimi do të mund të shërbehen në pedonalen e njohur të këtij qyteti. Këto receta do të mbërrijnë edhe në kryeqytet më 26 maj. Te Pazari i Ri pasditja nga ora 18.00 e deri në mbrëmje ju fton të shijoni kuzhinën greke. Miti i Amazonave, ndërkohë do të rrugëtojë edhe në Fier, në Apolloni, në ora 17.30 si një trupë që performon dance-teatër edhe në një destinacion antik.

27 maj: Kryeqyteti do të presë në 21.00 kinemanë greke. Katër filma do të projektohen për dashamirësit e ekranit të madh. Filmat grekë do të përcillen me titra shqip edhe në Tiranë. Apples, Eftychia, Tailor, The enigma of Keros janë titujt e produksioneve që do të përcillen nga ora 21.00 në metropol.

28 maj: Kori i Thessalonikit (Mixed Choir of Thesaloniki), i njohur ndryshe edhe si Interbalkan Choir, vjen për një tjetër lloj magjie që na ofron muzika. Ky kor do të ngjitet në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë për një koncert tejet unik në ora 20.00, ndërsa në Tiranë do të shtrohet një darkë për të mirëpritur të gjithë sportistët që do të bëhen pjesë e aktivitetit përmbyllës: Tiranathlon!

29 maj: Të gjithë e dinë se Lojërat Olimpike, u frymëzuan nga aktivietetet në Olimp të Greqisë. Në kohët e sotme, shumë afër Greqisë, Tirana mirëpret një përvojë disi më moderne sportive, triathlonin, një garë me tri disiplina ‘olimpike’: notin, çiklizmin dhe vrapin. Gara nis në 08.00 dhe vendi ku do të mirëpritet ky kompeticion është në Farkë, jo vetëm për ujërat e pastër dhe gjithë natyrën mikrpitëse për sportistët, por edhe për të manifestuar në natyrë bukurinë e jetës përmes triumfuesve! /Xh.M