Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve nga Tirana, do të mbajnë një koncert të përbashkët dedikuar ikonës së muzikës shqiptare Nexhmije Pagarushës.

Koncerti “Fluturojmë me shpirtin tënd!” do të mbahet më datë 12 maj  në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Ky koncert realizohet në kuadër të “Koncertit të Përbashkët  Kulturor”  mes  Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta më 7 shkurt të vitit 2020.

Këngëtarja i dha muzikës shqiptare një repertor të gjerë dhe të larmishëm, duke marrë edhe vlerësimin “Bilbili i këngës shqipe.”/Xh.M