Mbaj mend si e njoha për herë të parë krijimtarinë e Ismail Kadaresë, kur mamaja ime, një përkthyese e talentuar kishte nisur ta përkthente në italisht.
Më vonë e njoha si përfaqësues të avangardës të viteve ‘60, që, për brezin tonë ka qenë si një model.
Në të vërtetë, Ismail Kadare ka qenë themelues i poezisë së re dhe prozës së re moderne shqiptare bashkëkohore. Ka qenë ai shkrimtari që e ngriti këtë letërsi në nivelin evropian dhe botëror.
Ne kemi patur edhe shkrimtarë të tjerë të asaj lartësie, por Ismaili ka qenë i vetmi që arriti ta realizonte plotësisht këtë ëndërr, që letërsia shqiptare të arrinte nivelin evropian dhe atë botëror.
*Fjala e mbajtur gjatë aktivitetit në Fier, në nder të 85 – vjetorit të shkrimtarit Ismail Kadare